LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Në mars është marrë vendimi për heqjen e terrasave nga hapësirat publike, po e bëjmë punën tonë

Tahiri: Në mars është marrë vendimi për heqjen e terrasave nga hapësirat publike, po e bëjmë punën tonë

Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar leja për shfrytëzim të hapësirës publike, pronarëve të tri lokaleve te Pallati i Rinisë.

Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri u shpreh se vendimi për largim është marr në mars, ndërsa edhe pronarët janë njoftuar me kohë, por për shkak të pandemisë nuk kanë vepruar deri më tani.

“Ka pas shumë probleme dhe raste të hapura në polici për atë zonë, dhe si rrjedhojë, me kërkesë të Policisë së Kosovës u është refuzuar vazhdimi i lejes për shfrytëzim të hapësirës publike. Vendimi për largim është marr në mars por për shkak të pandemisë nuk kemi vepruar deri tash. Palët e të tre lokaleve kanë qenë të njoftuar me kohë për te gjitha procedurat. Sot, po kryejmë punën tonë, në zbatimin e vendimeve”, tha Tahiri për Telegrafin.


Komuna e Prishtinës largon terrasat e kafiterive, pritet me reagime nga pronarët
Lexo po ashtu Komuna e Prishtinës largon terrasat e kafiterive, pritet me reagime nga pronarët

Ndërsa, gjatë të enjtes edhe në lidhje me heqjen e terrasave të disa lokaleve në këtë zonë, ka reaguar vajza e pronares së njërit nga bizneset përmes një postimi në Facebook, Gresa Statovci ku ka thënë se po shkatërrohet një biznes familjar i cili ka 25 vite që udhëhiqet nga nëna e saj dhe ka të punësuara vetëm punëtore vajza.

Ajo edhe në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është shumë e çuditshme se si në këtë kohë krize komuna e bën një gjë të tillë.

“Komuna na ka lajmëru që kanë me na e hjek terrasën edhe përkundër përpjekjes tonë për vazhdim, Këtë biznes e udhëheq nëna ime tash e 25 vjet dhe krejt punëtoret janë vajza që nga fillimi. Në vendim nuk kemi marrë asnjë arsyetim, vetëm se refuzohet kërkesa për vazhdim, por nuk kemi asgjë formale se pse nuk vazhdohet. Krejt kjo ka qenë para pandemisë por ndodhi pandemia pastaj. Jemi anku por meqë kishte pandemi ajo e bëri të veten. Është tejet e çuditshme në këtë kohë krize komuna me bë këtë gjë”, tha Statovci për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori