LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Mustafa nuk dëshiron ta rrëzojë “koalicionin e komandantëve”, kërkon të vetërrëzohen

Tahiri: Mustafa nuk dëshiron ta rrëzojë “koalicionin e komandantëve”, kërkon të vetërrëzohen

Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri ka komentuar deklaratat e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se LDK nuk hyn në këtë mandat të qeverisjes.

Tahiri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se Mustafa tani ua lë në dorë komandantëve, të cilët udhëheqin vendin, që ta nxjerrin nga kriza në të cilën e kanë sjellë.


“Mustafa në deklaratat e tij, tani akuzon komandantët, siç i quan ai, që po e udhëheqin vendin, pasi që ai nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtij mandati të zgjatur. LDK para dy viteve deri dy minuta para votimit nuk e kanë ditur që do të rrëzohen, dhe partneri i koalicionit nuk iu ka treguar që do të votojnë për, kështu Qeveria u rrëzua me nënshkrimet e PDK-së. Tash Mustafa akuzon shumë ashpër, thotë që komandantët tash që qeverisin vendin, le ta nxjerrin vetë prej krizës”, ka thënë ai

Tahiri theksoi se Mustafa nuk dëshiron ta rrëzojë asnjërën nga partitë e koalicionit, duke dashur që ata vetë ta rrëzojnë vetën.

“Mustafa thotë se nuk e rrëzoj asnjërin prej komandantëve tuaj, në kuptimin që le të rrëzohen mes veti, sepse ata, sipas tij, e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. Ai dëshiron që LDK të marrë pjesë vetëm pas rezultatit të zgjedhjeve, e që kërkon të mbahen sa më shpejt”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Tahiri tha se LDK ka kërkuar çdoherë që PDK ta pranojë se Qeverinë e kaluar e ka rrëzuar për interesa të saja partiake.

“LDK ka kërkuar që me një deklaratë PDK ta pranoj faktin që në rrëzimin e Qeverisë së kaluar nuk ka pasur ndonjë arsye, por thjeshtë interesa të saj partiake dhe t’i bëjë dëm LDK-së, që konsideronte që qeverisjen po e udhëheq mirë. Tani është e sigurt që LDK nuk merr pjesë ta rrëzoj Qeverinë Haradinaj, dhe po ashtu nuk merr pjesë të hyj në këtë mandat. Tani e gjuan topin tek partitë e komandantëve që ata t’i rregullojnë marrëdhëniet me SHBA-në, dhe që ata vetë ta rrëzojnë qeverinë si dhe ta heqin taksën”, ka deklaruar ai, duke thënë se është problem të hiqet taksa.

“Mirëpo tani është problem të hiqet taksa sepse Haradinaj kishte thënë që do ta  lëshoj vetë Qeverinë nëse vije në rend ditë heqja e taksës. Kjo amulli do të vazhdojë, taksa nuk do të hiqet dhe askush në këtë klimë nuk do ta ndryshoj gjendjen”, ka përfunduar Tahiri./Valdete Berisha/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori