LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri, ministrit të Shëndetësisë: Nënshkruani kontratat për vaksina ose dyshimet për keqmenaxhim dhe korrupsion janë valide

Besnik Tahiri, ministrit të Shëndetësisë: Nënshkruani kontratat për vaksina ose dyshimet për keqmenaxhim dhe korrupsion janë valide

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kërkoi nga ministri i Shëndetësisë t’i nënshkruajë kontratat për vaksinat antiCOVID-19, në të kundërtën sipas tij, dyshimet për keqmenaxhim dhe korrupsion janë valide.

Tahiri tha se që 45 ditë prej kur Albin Kurti është kryeministër janë mjetet në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për t’i nënshkruar kontratat dhe blerë vaksinat.

“Pyetja ime për Ministrin e Shëndetësisë, kur ke me nënshkruar kontratën? E dimë që janë kontrata konfidenciale dhe nuk po kërkojmë informacione, por kërkesa jonë është të nënshkruhet kontrata…”, tha Tahiri.


“Nuk po ju kërkojmë informata rreth kontratës konfidenciale, por shfrytëzoni mjetet e nënshkruani kontratat”, tha ai, raporton Telegrafi.

Shefi i GP-së së AAK-së tha se nëse Qeveria Kurti nuk vepron atëherë dyshimet e tyre për keqmenaxhim dhe korrupsion janë valide.

Ai më tej tha se Qeveria Kurti është më e dobëta ku për 45 ditë prej kur është në krye të ekzekutivit dhe  81 ditë prej kur ka fituar zgjedhjet nuk e kanë sjellë në Kuvend programin qeverisës.

“…Kjo bie ndesh me krejt çka keni thanë gjatë fushatës…”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori