Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se në të njëjtën ditë e moment ka folur për Asociacionin kur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq është duke e bërë të njëjtën gjë në parlamentin serbë.
Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk e din nëse është rastësi apo sinkronizim deklarata e Kurtit dhe Vuçiqit, për të njëjtën temë.
“Nuk e di a është rastësi apo e sinkronizuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurtit, mirëpo tash Vuçiq po raportohet në media duke e mbajt një seancë për Kosovën në parlamentin e Serbisë. Në të njëjtën kohë kryeministri na jep një lajm që e shtinë Kosovën në një drejtim të ri. Pra Kosova e drejtuar nga qeveria Kurti e cila do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në vendin tonë. Kjo ditë duket të jetë një koordinim të mirë me presidentin Vuçiq, të cilët në të njëjtën ditë, në të njëjtën moment janë duke dhënë lajme të rëndësishme për drejtimin që do të marr kjo marrëveshje”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, Kurti ka bërë një kthese dhe ndryshim drastik sa i përket qëndrimit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton Telegrafi.
“Prandaj, gjithë ato çështje të tjera janë më pak të rëndësishme. Ajo çka është e rëndësishme është ndryshimi drastik, jashtëzakonisht i madh i kryeministrit Kurti në drejtimin e vendit tonë”, tha ai.
Tahiri po ashtu tregoi se pak para fillimit të seancës përfaqësues të shumicës në vend e kanë pyetur nëse është për Zajednicën apo jo.
“Para pak çastesh përfaqësuesi i mazhorancës para fillimit të seancës na pyeti ‘ a jeni për Zajednic?’. Kësaj pyetje iu përgjigj Kurti me drejtimin e ri që i ka dhënë. Vërtet kjo ditë shënon një momentum të rëndësishëm, në anën tjetër na thanë që më 9 shtator e keni pranu draftin. Kjo është e papranueshme se në gjithë këtë periudhë ne nuk kemi diskutu asgjë nga 9 shtatori. Duhet të jeni më transparent…”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri