LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

Tahiri: Drejtësia komerciale prioritet që po merr formë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se reformat në drejtësinë komerciale janë fundamentale për zhvillimin e një sistemit të qëndrueshëm të drejtësisë që ndërlidhet me të bërit biznes.

Ai gjatë një takimi me drejtoreshën e re të Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se kjo siguron sektorin e biznesit për qasje të shpejtë dhe efikase në drejtësi, efektet e së cilës padyshim se do të ndikojnë edhe në rritjen e investimeve të huaja.


Ministri Tahiri tha se drejtësia komerciale është një prioritet themelor që tashmë po merr formë konkrete, me ç ‘rast ka vlerësuar mbështetjen e deritanishme që USAID-i i ka dhënë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdoj edhe më tutje, sidomos në kuadër të Rishikimit Funksional dhe Agjendës “Drejtësia 2020”.

Për më tepër, ministri Tahiri ka njoftuar Magno për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, në kuadër të së cilës është duke u hartuar një politikë publike që synon konsolidimin e drejtësisë komerciale.

Gjatë takimit është biseduar edhe për hapat e mëtejmë implementues në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020” dhe planet për konsolidimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe digjitalizimit të shërbimeve noteriale që mundësojnë sisteme më të besueshme të raportimit, si dhe qasje më të lehtë në drejtësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori