LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Tahiri dënon fuqishëm gjuhën e përdorur nga zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë, Xheladin Krasniqi, ka lëshuar një deklaratë skandaloze të enjten, në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se homoseksualëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit LGBTI duhet t’u hiqet koka më shpatë.

E për këtë ka reaguar, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e dënon fuqishëm gjuhën e përdorur në rrjete sociale nga punonjësi i Ministrisë së Drejtësisë dhe distancohet nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze.


“Zyrtari në fjalë është punonjës i zyrës së arkivit pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe i njëjti në rrjetin social F​acebook ka përdorur një gjuhë që nuk përkon as me logjikën institucionale, as me vlerat kolektive të shoqërisë sonë dhe as me orientimin tonë drejt respektimit të plotë të dinjitetit, tolerancës  dhe të drejtave të qytetarëve siç janë definuar nga Kushtetuta e vendit”, ka thënë ministri.

Tahiri e ka quajtur gjuhë dhe frymë skandaloze.

” Unë dënoj fuqishëm përdorimin e një gjuhe të tillë, e cila është e papranueshme në institucionin që drejtoj dhe Ministria e Drejtësisë distancohet plotësisht nga kjo gjuhë dhe frymë skandaloze. Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si shoqëri e Republikës së Kosovës nuk mund të tolerojmë në asnjë rrethanë që mos toleranca, fyerja dhe nxitja e urrejtës mbi çfarëdo baze diskriminimi të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë.

Më tej ka theksuar se ministria që ai e drejton, ka paraparë masa të ashpra ndaj atyre që nxisin gjuhën e urrejtjes.

Në vullnetin tim si Ministër, pikërisht në Kodin e ri Penal që e kam sponsorizuar, kam paraparë masa të ashpra për të gjitha veprat që nxiten nga urrejtja dhe mos durimi. Shoqëria jonë është mishërim i ideve progresive dhe perëndimore. Askush nuk mund ta devijojë këtë perspektivë përmes gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit mbi çfarëdo baze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori