Edhe një javë pas publikimit në Alsat dhe premtimit për korrigjimin e tyre, tabelat, njëra në hyrje të Shkupit nga Kumanova dhe tjetra tek Brigade e Zjarrfikësve, vazhdojnë të qëndrojnë me gabime dhe pa gjuhën shqipe.
Tek e para mirëseardhja urohet vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa tek e dyta, e vendosur rreth 15 vjet më parë, edhe pse emri i institucionit ishte shkruar edhe në gjuhën shqipe, kishte gabime të shumta. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Vladimir Simonovski tha se përgjegjësinë për të ndryshuar tabelën në godinën e brigadës e ka Qyteti i Shkupit, ndërsa tha se do të vendoset edhe një e re në hyrje të këtij objekti.
“Atë tabelë është vendosur nga Qyteti i Shkupit, sepse ata i përgatisin tabelat. Ajo është e vendosur para 15 vjetësh. Do të bëhet përpjekje që e njëjta të ndryshohet. Ndërsa do të vendoset një tabelë e re edhe në hyrje të Brigadës. Ku do të jetë tabelë zyrtarë për institucionin dhe e cila do të jetë në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Projekti duhet të përfundojë brenda 10 deri 15 ditësh”, tha Vladimir Simonovski, komandant i Brigadës së zjarrfikësve.
Mirëpo, se këto tabela do të korrigjohen së shpejti në fillim të javës e tha edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, duke theksuar se ky institucion kujdeset për respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Por, si duket për kryetarin e Shkupit, “një javë” nuk përbën “së shpejti”.
Zbatimi i saktë i gjuhës shqipe ka rëndësi thelbësore në respektimin e saj. Korrigjimi i tabelave po shkon me ritëm shumë të ngadaltë. Rasti më i shpejtë i korrigjimit të një tabele ishte me atë të vendosur në pikën kufitare Tabanoc, për të cilën drejtori i doganave u kujdes që e njëjta të ndryshohet brenda ditës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?