LAJMI I FUNDIT:

Syzet për diell kanë afatin e qëndrueshmërisë: Koha kur do të duhej t’i zëvendësoni, sepse mund t’jua rrezikojnë seriozisht shëndetin

Syzet për diell kanë afatin e qëndrueshmërisë: Koha kur do të duhej t’i zëvendësoni, sepse mund t’jua rrezikojnë seriozisht shëndetin

Ndërkaq afati i kohëzgjatjes së syzeve, posaçërisht është i rëndësishëm, nëse nuk jeni njëri ndër ata persona të rrallë të cilët çdo sezon i blini vetes syze të reja

Me kalimin e kohës, madje edhe poçet elektrike fillojnë të shndrisin më dobët. Prandaj nuk është shumë befasuese njohuria që edhe syzet për diell kanë afatin e qëndrueshmërisë. Më saktë, një pjesë e tyre, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi i ekspertëve të Universitetit të Sao-Paolos ka treguar që xhamat e syzeve gjatë kohës humbin aftësinë e vet të bllokimit të valëve ultraviolete.


Me fjalë të tjera, disa vite të vjetra syzet nuk do t’ju mbrojnë sytë nga rrezet e dëmshme të diellit njësoj mirë si syzet e reja.

Mungesa e kësaj mbrojtjeje nga rrezet ultraviolete i ekspozon sytë tanë ndaj problemeve serioze, mu siç është rasti edhe me ekspozimin e tepruar të lëkurës ndaj rrezeve të diellit.

Për këtë shkak, ekspertët rekomandojnë që t’i zëvendësojmë syzet në çdo dy vjet, më saktësisht, xhamat e tyre nëse është fjala për modelin pa të cilin nuk mund të jetoni.

Arsyeja kryesore për humbjen e mbrojtjes janë mënyra të shumta në të cilat çdo ditë i dëmtojmë xhamat, si me bartjen, ashtu edhe mbajtjen e syzeve në çantë pa këllëf syzash.

Gërvishtjet e vogla të cilat ndodhin me këtë pakujdesi mbase janë të padukshme për syrin e njeriut, mirëpo gradualisht zvogëlojnë efikasitetin mbrojtës të xhamave. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

A e dini se...
Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

A e dini se...
A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

A e dini se çfarë përfaqëson kjo shenjë e trafikut?

Lifestyle
Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

A e dini se...
Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Katër shenja të horoskopit që janë mjeshtra të manipulimit

Astrologji
Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Astrologji
Kalo në kategori