Kanë një karrierë mbresëlënëse, ndaj me kalimin e kohës, syzet e errëta kanë zënë një vend kryesor në botën e aksesorëve të modës

Janë të veçanta dhe të bukura, vijnë në disa versione, të gjitha janë të dekoruara me elegancë të veçantë.


Ne kemi në dispozicion disa stile shumë atraktive – zgjidhni syze dielli sipas formës së fytyrës, nuk mund të gaboni me të zezën, transmeton Telegrafi.

102d5738f674a7278e1f9a7299413d

Modelet e mëdha dhe të rrumbullakëta u përshtaten shumë fytyrave, ndaj nuk dalin kurrë nga moda dhe janë gjithmonë të kërkuara, pavarësisht tendencave.

2307f9dd221841e1832b0eb478c3f

Syzet më të ngushta erdhën në modë disa vite më parë, ato u frymëzuan nga vitet nëntëdhjetë kur format më të vogla ishin hit.

382d85dbe064d6d53ee2d6c76a2027

Syzet perfekte të rrumbullakëta janë një përkushtim për modelin 'lenonica', i cili vjen nga vitet shtatëdhjetë.

4f9517bf01363fd086eafcbcd0e61

Sigurisht, modelet nga mesi i shekullit të kaluar janë ende të kërkuara - korniza e njohur 'sy maceje' i jep fytyrës një notë shumë femërore.

59b777b3ec9fddc513eba0b0c2

Këto janë gjithashtu ideale për një film fantastiko-shkencor, ne fjalë për fjalë mund të fshihemi pas tyre. /Telegrafi/