LAJMI I FUNDIT:

Syzet me dioptri janë pjesë stili: Harmonia e ngjyrave është çelësi

Syzet me dioptri janë pjesë stili: Harmonia e ngjyrave është çelësi

Për harmoni kombinoni me veshjen

Edhe pse dikur ishin vetëm një ndihmë për shëndetin, sot kemi gjithnjë e më shumë korniza në dispozicion me të cilat mund të lozim me stilin, ato janë bërë pjesë e gardërobës.


Fytyrës i japin një kornizë të veçantë. Nga trendët e këtij sezoni theksohen format e ndryshme retro, nga forma maceje deri te ato shumë të rrumbullakëta, transmeton Telegrafi.

Toneve neutrale të veshjeve u përshtaten njësoj syzet e denja.

Kornizat ekscentrike janë të parezistueshme në editime me pika.

Harmonia e toneve të errëta mund të jetë shumë romantike dhe shumë femërore.

Kornizat metalike me formë këndore, si edhe vestat me jakë të lartë, na vijnë nga epoka e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Nëse ngjyrën e kuqe e keni të preferuar, theksojeni në bluza, por edhe në syze.

Ndër kornizat popullore janë edhe ato të nuancuara, të cilat i japin fytyrës një përshtypje butësie.

Nëse flokët kanë tone bakri, provoni syzet e stilit të ngjashëm, për dukje të harmonishme intelektuale.

Dizajni i fuqishëm kërkon një grim pak më të qetë. /Telegrafi/