Synohet rritja e turistëve mes Kosovës dhe Greqisë, nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit

Unioni i Turizmit të Kosovës e ka quajtur moment historik nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Federatën Greke të Turizmit.
UTK në një postim në Facebook thekson se ky memorandum synon rritjen e bashkëpunimit profesional dhe rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.
Lexoni të plotë postimin e UTK-së:
Momente historike për turizmin e Kosovës!
Sot në Selanik u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Federatës Greke të Turizmit – FedHATTA, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet Kosovë–Greqi.
Ky memorandum synon:
- ✅ rritjen e bashkëpunimit profesional
- ✅ zhvillimin e paketave të përbashkëta turistike
- ✅ rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet
- ✅ organizimin e panaireve, aktiviteteve B2B dhe promovimeve të përbashkëta
Kjo arritje u realizua falë angazhimit të UTK-së, mbështetjes së ambasadorit, Fitim Gllareva dhe MPJD-së. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































