Sydney Sweeney, aktorja e njohur e “Euphoria”, u fotografua duke shijuar një darkë në New York me të fejuarin e saj, Jonathan Davino, dhe aktoren Sofia Vergara.

Ajo ishte e veshur me një pulovër dhe pantallona lëkure kafe, duke u dukur komode për vjeshtën, ndërsa shoqërohej nga dy miqtë e saj të njohur në restorantin Crane Club në West Chelsea.


Kjo natë erdhi pas disa komenteve negative që Sydney mori në internet, ku kritikuan trupin e saj me bikini, shkruan DailyMail.

93183295 0 image a 136 1734325771665

Duke iu përgjigjur këtyre komenteve, ajo postoi një video që tregon përpjekjet e saj në palestër dhe transformimin fizik që ka bërë për një projekt të ardhshëm, duke u shfaqur më tonifikuar dhe më muskuloze.

Sydney, e cila është bërë një simbol seksi, ka përjetuar kritika të ashpra nga disa komentues, të cilët e akuzonin për pamjen e saj.

Ajo u përgjigj duke treguar me krenari përpjekjet e saj dhe duke denoncuar sjelljen e "grave që shkatërrojnë gra të tjera" në industrinë e Hollywood-it. /Telegrafi/

93183291 0 image a 137 1734325774058

93183293 0 image a 139 1734325789524

93183297 0 image a 138 1734325785815

93155365 14196511 She has bulked up for an upcoming biopic of professional boxer C a 140 1734328746147

93155373 14196511 Sydney Sweeney fired back at trolls who made fun of her body onl a 142 1734328754293