LAJMI I FUNDIT:

Sveçla e konsideron Britaninë partner strategjik

Sveçla e konsideron Britaninë partner strategjik

Ministri i Panëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, me të cilin biseduan për fusha të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë për fushën e sigurisë.

Me këtë rast ministri Sveçla e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës në shumë etapa të shtet ndërtimit, ndërsa sa i përket sektorit të sigurisë ministri Sveçla theksoi se Mbretëria e Bashkuar është ndër partnerët strategjik, që vazhdon të mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë.

Në këtë takim, ministri Sveçla theksoi se Institucionet e Kosovës janë dukë bërë përpjekje maksimale sa i përket luftimit të migracionit të pa rregull dhe për këtë, MPB ka ngritur trupa të veçantë që janë duke i ndjekur trendet më të fundit të migracionit, të cilët edhe janë duke marrë veprimet e nevojshme për të luftuar këtë dukuri.


Ndërsa Sekretari i Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, vlerësoi progresin që është duke u bërë në Kosovë dhe më këtë rast, ritheksoi se mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Britanisë për Republikën Kosovës, sa i përket përforcimit të mekanizmave të sigurisë.

Gjatë kësaj vizite u prezantua donacioni i Mbretërisë së Bashkuar, pajisje për Kontrollin dhe Menaxhimin e kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, si dhe pajisje për Qendrën Kombëtare për Menaxhimin Kufitar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka ndodhi në Gjykatën e Gjakovës, gjatë seancës ndaj katër serbëve të arrestuar të cilëve iu gjetën armë?

Çka ndodhi në Gjykatën e Gjakovës, gjatë seancës ndaj katër serbëve të arrestuar të cilëve iu gjetën armë?

Drejtësi

"Nga vdekja e sigurt në vdekjen e ngadaltë", rrëfimi i sirianit: Nuk mund ta lë Kosovën, kam varrin e vëllait këtu

Lajme
Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Doli për të gjuajtur në malin e Pashtrikut, gjendet pa shenja jete 27-vjeçari

Lajme
Kurti në Bruksel: Kosova nën masa, Serbia me përkrahje – edhe kur strehon terroristë

Kurti në Bruksel: Kosova nën masa, Serbia me përkrahje – edhe kur strehon terroristë

Lajme

"Kazan qeverisës", Haliti: Kurti ka nevojë për Limajn për t’ia kaluar “ylberin” që ta formojë qeverinë

Politikë
“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Lajme
Kalo në kategori