LAJMI I FUNDIT:

Pritjet kufitare, Sveçla dhe Balla vizitojnë pikën Vërmicë-Morinë

Pritjet kufitare, Sveçla dhe Balla vizitojnë pikën Vërmicë-Morinë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, kanë vizatuar pikën e përbashkët të kalimit kufitar Vermicë-Morinë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se në takim kanë biseduar se si të gjendet një zgjidhje lidhur me sigurimin që bëjnë mërgimtarët në këtë pikë kufitare, me ç’rast po krijohen kolona, transmeton Telegrafi.

“Arsyeja e vizitës është një kërkesa e imja e fundjavës së kaluar në kontakt me ministrin Sveçla, me të cilin do të takohem shumë shpesh, sepse kemi shumë marrëveshje të firmosura të cilat duhet të zbatohet. Por, konkretisht ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm. Ka edhe udhëtarë të tjerë nga vendet e ndryshme të cilët udhëtojnë nga Republika e Shqipërisë për në Kosovë dhe për shkak se për të gjitha targat, përjashto atyre të Shqipërisë që duhet të pajisen me siguracion, kjo merr një kohë të caktuar. Kemi bërë një përllogaritje të caktuar me ekspertët”, u shpreh ai.


Balla u shpreh i bindur se ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla do të gjejë një zgjidhje.

Ndërkaq, ministri Sveçla para mediave theksoi se do të gjejnë një zgjidhje që mërgimtarëve do të ju ndihmojë.

“Kemi shumë marrëveshje të nënshkruara, po punojmë që marrëveshjet të implementohen. Nuk kemi shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që presin në radhë, problem është me mërgimtarët që vijnë për pushime, ne kemi vullnetin më të mirë që mërgatave tona të ju shërbejmë shpejtë. Po mendojmë disa variante se si të kalojmë këto vështirësi”, deklaroi ai para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori