Susan Boyle ka mahnitur fansat me pamjen e saj të re, teksa është parë duke kaluar kohë me dy yje të mëdhenj të muzikës.

Këngëtarja 64-vjeçare, e cila u bë e famshme në vitin 2009 në “Britain’s Got Talent”, duket krejt ndryshe nga koha kur u ngjit për herë të parë në skenë. Dikur e njohur për kaçurrelat e saj kafe të çelëta, tani ajo ka flokë biond deri te shpatullat, të drejta dhe me një stil modern, shkruan The Sun.


Në një fotografi të publikuar në Instagram, Susan u shfaq e buzëqeshur mes këngëtarëve Lewis Capaldi dhe Sam Fender. Krahas imazhit, ajo shkroi: “Një mbrëmje e mrekullueshme duke parë performancën e jashtëzakonshme të @sam_fender. Një shfaqje fantastike. Dhe ishte veçanërisht e këndshme të takoja përsëri fqinjin tim @lewiscapaldi”.

Pamja e re e Susan-it bëri që fansat të shpërthenin me komente pozitive. “Flokët e tu duken kaq të bukur dhe të butë, Susan”, shkroi një prej tyre. Një tjetër shtoi: “Dukesh shumë e bukur, Susan”, ndërsa një fans tjetër komentoi: “Flokët biond të shkojnë për mrekulli”.

Një tjetër ndjekës reagoi për foton ku shfaqen të tre artistët së bashku, duke thënë: “Trio që nuk e dija se më duhej”, ndërsa një tjetër e quajti këtë pozë: “Supergrupi më i papritur i të gjitha kohërave”.

Ky ndryshim në jetën e Susan-it vjen pak ditë pasi ajo mori një surprizë të veçantë në një koncert të bendit Oasis në Edinburg. Gjatë performancës, Liam Gallagher ia dedikoi këngëtares hitin e vitit 1997 “Stand By Me”, duke thënë para turmës: “Kjo është për Susan Boyle”.

Këngëtarja skoceze nuk vonoi të falënderonte vëllezërit Gallagher për këtë dedikim. Në një postim në Instagram, e veshur me bluzë të Oasis dhe me një kapelë “bucket hat”, ajo shkroi: “Faleminderit shumë për dedikimin @liamgallagher. Më gëzove ditën”.

Ajo shtoi gjithashtu: “Shpresoj të shihemi ty dhe pjesën tjetër të @oasis në Wembley në shtator për pak atmosferë poznań. Shumë dashuri për ju të gjithë”. /Telegrafi/