Tori Stratton nga Cowes i Anglisë, është gëzuar shumë që lindi trinjak, por Oliver, Jacob dhe Tobias janë shumë kërkues.

Deri më tani, 36-vjeçarja e kishte të pamundur të shkonte në supermarket me ta, pasi karrocat kanë vetëm dy ulëse, ndërsa ajo ka tre fëmijë, transmeton Telegrafi.


Supermarketi foto 2 Të tre fëmijët në karrocë

“Harroja për çka shkoja, pasi tërë vëmendja ishte te fëmijët, njërin prej të cilëve e mbaja në krah. Tani gjithçka ka ndryshuar”, ka thënë Stratton lidhur me rastin.

Supermarketi foto 3 Vetëm tani nëna mund ta kryejë pazarin si duhet

Veprimin e lokalit e kanë përshëndetur rreth 20 mijë ndjekësit e saj në Instagram, që përcjellin jetën e lumtur dhe vështirësitë e përditshme që sjellin këta fëmijë. /Telegrafi/