UEFA dhe klubet më të mëdha evropiane nuk do të lejojnë të zhvillohet ideja e Superligës Evropiane shkaku i formatit të ri të Ligës së Kampionëve që do të jetësohet nga viti 2024.

Real Madridi, Manchester United dhe Liverpooli e kishin mbështetur idenë që të ketë një format të ri në vend të garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo tani gjërat kanë ndryshuar.


Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe ECA kanë kërkuar që formati i Ligës së Kampionëve të ndryshojë nga viti 2024, me 36 skuadra pjesëmarrëse.

Agnelli e1488910064752

Në atë që ishte një sulm i qartë ndaj komplotistëve të Superligës, Giorgio Marchetti tha: “Ne e kuptojmë se uniteti mund të shpërbëhet lehtë kur idetë tinëzare ndiqen nën pretendimin e mbijetesës, rritjes ose nevojave të biznesit”.

"Për fat të keq, pjesa tjetër e futbollit, rreth 99 për qind e tij, nuk do të ftohen të shijojnë këtë super bashkim të ri”.

5f08420718c7732098e81c1c

"Mbijetesa e kësaj fatkeqësie nuk ka të bëjë vetëm me rregullime të shpejta ose mjete shërimi efektive që u përshtaten më të pasurve dhe të privilegjuarve, por duke u kujdesur për të gjithë futbollin, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, të dobëtit dhe të fortët”.

Ai shtoi: “Idetë dhe përpjekjet tona të kombinuara kanë prodhuar ndryshimin më të madh në formatet e garave të klubeve në dekada”.

UEFA Champions League Trophy Rex

“Reformat do të sigurojnë forcë të përtërirë dhe spektakël të paparë që do të shkojë përpara”.

"Me projektin që kemi në mendje, gara kryesore e Evropës për klubet pas vitit 2024 do të jetë edhe më tërheqëse dhe e gatshme për t'u përballur me një peizazh të ri të tifozëve dhe shikuesve".

Plani i UEFA-s do të shohë 36 skuadrat në një kampionat, por duke luajtur dhjetë ndeshje në fazën hapëse. /Telegrafi/

telegrafi sport app