Superliga Evropiane dështoi, por mësoni se cilat janë pesë idetë më të këqija në historinë e futbollit
Superliga e Evropës ka dështuar të jetësohet vetëm dy ditë pasi 12 klube njoftuan qëllimin e tyre për t’u shkëputur nga të tjerët dhe për t’u bashkuar me një garë të re, që do të thotë se propozimi bie si një nga idetë më të këqija në historinë e futbollit.
Të dielën në mbrëmje 12 klube tronditën futbollin evropian deri në thelb duke njoftuar synimin e tyre për t’u shkëputur dhe formuar një ligë të re dhe ekskluzive, në të cilën anëtarëve themelues do t’u garantohej kualifikimi vit pas viti, pavarësisht nga arritjet sportive.
Sidoqoftë, pas protestave masive jashtë stadiumeve dhe kundërshtimit të fortë në TV dhe media sociale, nëntë nga ato 12 klube tani kanë kryer një kthesë drastike dhe janë tërhequr.
Kjo do të thotë që Superliga Evropiane ka dështuar dhe po llogaritet tani si një nga idetë më të këqija të futbollit të të gjitha kohërave.
Faqja e njohur Daily Star Sport ka hedhur një vështrim duke renditur edhe pesë idetë tjera më të këqija që erdhën para Superligës Evropiane.
Kupa e Botës e Katarit
Përveç temperaturave të larta prej 40 gradësh që detyrojnë turneun tradicional veror të zhvendoset në dimër, pothuajse 7,000 punëtorë migrantë vdiqën ndërsa ndërtonin stadiumet e tyre, homoseksualiteti ishte i paligjshëm në vend dhe nuk kishte ndonjë kulturë të futbollit të brendshëm.
Në vitin 2010, Presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter zgjodhi t’ia dorëzonte Katarit organizimin e turneut 2022, për të pranuar vetëm katër vjet më vonë se ishte bërë një “gabim”.
Plani i Wengerit për pozitën jashtë loje
Futja e VAR-it ka sjellë disa probleme të mëdha, dhe asnjë nuk duket më i vështirë për tu zgjidhur sesa rregulli i pozitës jashtë loje – me golat që tani përjashtohen për kufijtë milimetrik.
Kjo është arsyeja pse ish-menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dalë me një ide për të shpërndarë polemikat, duke propozuar një ndryshim në rregull që do të shihte lojtarët të konsiderohen jashtë loje vetëm nëse ka distancë të dallueshme midis tyre dhe mbrojtësit të fundit.
Plani i Wengerit nuk gjeti asnjëherë përkrahje dhe zbatim dhe tani kjo po cilësohet si njëri nga idetë më të këqija në historinë e futbollit.
Penalltitë nga 32 metra
Kur liga amerikane e futbollit (MLS) filloi në vitin 1996, kishte një numër çudirash që e dalluan atë nga ligat tradicionale të futbollit në të gjithë botën.
Më famëkeqja – ose e famshmja në varësi të mendimit tuaj personal – nga ato çudira ishte të përfundonit çdo ndeshje të barazuar me një gjuajtje penalltish prej 35 metrash.
Në vend që të merrnin një goditje standarde nga 11 metra, lojtarët në vend të kësaj do të vraponin me top nga 32 metra në një situatë një me një me portierin, i cili kishte të drejt të dilte nga porta.
Sidoqoftë, koncepti jo-konvencional përfundimisht ra në buzë të rrugës dhe asnjëherë nuk gjeti zbatim.
Ndëshkimet pas heqjes së fanellës
Për disa lojtarë, gëzimi pas golit është thjesht i pakontrollueshëm, duke çuar në disa festime të zjarrta dhe të çmendura.
Ky entuziazëm dhe emocion është ai që e veçon futbollin nga të tjerët, por në vitin 2004, vendimmarrësit u përpoqën më të mirën për ta bërë sportin më pak argëtues duke e konsideruar atë një shkelje të dukshme heqjen e fanellës gjatë festimit.
Gol i argjendtë
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është përfundimi i një ndeshje me një rregull absurd sikurse goli i argjendtë.
Goli i argjendtë, i cili zëvendësoi golin e artë në vitin 2003, aplikohej në pjesën e parë të kohës shtesë, që do të thotë nëse shënonit para pushimit të parë, loja vazhdonte vetëm deri në fund të asaj pjese.
Përdorimi i tij më i rëndësishëm erdhi në Euro 2004, kur kampionët e Greqisë eliminuan Republikën Çeke në gjysmëfinale duke shënuar golin e vetëm në pjesën e parë të kohës shtesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës - shënojnë vetëm 43 pikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje