Superkupa në duart e Trepçës ’89

Trepça ’89 e ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll pas triumfit prej 5-0 kundër Besës.

Në gjysmën e parë u shënua vetëm një gol. Henri Chibueze realizoi pas asistimit të Florent Hasanit (43’).

Dominimi i kampionit dhe vulosja e fitores ndaj fitueses së Kupës ndodhi në fraksionin e dytë.

Shpëtim Idrizi (57’), Arbnor Muja (78’) dhe Florent Hasani (85’) e bënë të qartë se kush do të triumfonte në këtë sfidë.
Ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Otto John në minutat shtesë (90’+1). /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
12/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































