LAJMI I FUNDIT:

Super përballje në xhiron e 18-të, Trepça pret Prishtinën në ‘Minatori’

Super përballje në xhiron e 18-të, Trepça pret Prishtinën në ‘Minatori’

Fundjava do të jetë shumë interesante me ndeshjet e Prince Caffe Superligës.

Ndeshja e parë do të dhurojë super derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Mitrovicasit kanë nëntë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit kanë 12 fitore e pesë humbje. Në dy ndeshjet e Superligës, dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.


Ponte Prizreni dhe Golden Eagle Ylli do të përballen sërish, pasi u ndeshën të mërkurën, ku fituan kampionët që regjistruan fitoren e 12-të me radhë (kanë edhe katër humbje në fillim të garave), kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 11 humbje.

Vëllaznimi-Peja është një përballje interesante, pasi në këtë edicion të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës, por si mysafire. Kuqezinjtë numërojnë kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse verdhezinjtë 12 fitore e pesë humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet mes Bashkimit dhe Rahovecit, shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. Prizrenasit kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse rahovecasit dy fitore e 14 humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 18

E shtunë

17:00 Trepça – Sigal Prishtina

19:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

E diel

17:00 Vëllaznimi – Peja

19:00 Bashkimi – Rahoveci

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori