Supë viçi me tortelini
10:"Nick Evans
Nevojiten: * 200 gr tortelini me djathë * 2 kube supë e gatshme viçi * 1 lugë kafeje borzilok * 30gr gjalpë * majdanoz * 1l ujë * kripë dhe piper i zi Gatimi:
Në tenxheren me ujë në zjarr i vëmë dy kubet e supës së viçit për zierje.
Në ujin e valuar në tenxhere tjetër i vëmë tortelinat për zierje. Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë 15 minuta.
Tortelinat e ziera i derdhim në kullojës. Tortelinat e kulluara i shtojmë në tenxheren me supë. Pastaj, në tenxhere e shtojmë gjalpin, majdanozin e grirë dhe borzilokun dhe i përziejmë.
Tenxheren e mbulojmë me kapak dhe ziejmë për një kohë të shkurtër.
Me garuzhdë marrim nga supa dhe vëmë në pjatë të thellë. Mbi supë hedhim parmëzën dhe majdanoz të grirë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























