Thjerrëzat janë një nga ushqimet më të shëndetshme, por të lënë pas dore padrejtësisht në vendin tonë. Ndaj sot ju sjellim këtë recetë turke Përbërësit:- 2 gota thjerrëza të kuqe,- 1 qepë,- 1 karotë,- 2 patate,- 3 thelpinj hudhre,- pure domatesh rreth 200 gramë,- kripë,- piper,- spec i thatë.

31526


Përgatitja:

Thjerrëzat i hidhni në ujë të ftohtë dhe i lini për rreth 20 minuta. Më pas, shpëlajeni mirë nën vrushkull uji të ftohtë.

Në tigan hidhni pak vaj dhe shtoni qepën e grirë.

Kur qepa të jetë karamelizuar, shtoni karotën e grirë dhe patatet e grira, më pas hudhrën dhe purenë e domateve, erëzat dhe thjerrëzat.

Mbi të gjitha hidhni ujë dhe zieni për rreth 45 minuta.

Pas kësaj, hiqeni nga shporeti, përzieni dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.