Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për festivalin më të madh të muzikës në Kosovë – Sunny Hill Festival.

Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në nisjen e edicionit të sivjetmë, i cili do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Bërnicë të Epërme, Prishtinë.


Entuziazmi rreth festivalit është në rritje të vazhdueshme. Organizatorët tashmë kanë nisur me shitjen e biletave, ndërsa emrat e artistëve që do të performojnë në të dy skenat do të bëhen publik shumë shpejt.

I renditur nga Shoqata Evropiane e Festivaleve në mesin e 10 festivaleve më të mira në Evropë, Sunny Hill po përgatitet për tri ditë të paharrueshme muzikë, argëtim dhe energji pozitive. Me çdo edicion, festivali po e forcon pozitën e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe më gjerë.

“Këtë vit kemi përgatitur një program të jashtëzakonshëm me artistë ndërkombëtarë dhe vendorë, që do ta bëjnë Prishtinën destinacionin kryesor të verës. Numërimi ka filluar – shihemi në Sunny Hill Festival më 1, 2 dhe 3 gusht!”, thuhet në njoftimin zyrtar të festivalit.

Nëse ende nuk keni siguruar biletën tuaj, tani është momenti ideal. Biletat Believers, me çmimin më të lirë që do të ofrohet ndonjëherë, janë ende në dispozicion për vetëm 95 euro.

Biletat mund t’i blini duke klikuar KËTU.