Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50.000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.
Pas edicionit të parë, me mbi 40 artistë të huaj dhe lokal, duke përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të industrisë si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Martin Garrix mes tjerëve, Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjell emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike. Edhe këtë vit, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.
“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtar edhe emrat e parë të festivalit, performuesit kryesorë të mbrëmjeve. Këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve Grammy e Brits në Prishtinë. Ka edhe shumë lajme të tjera ekskluzive që do të vijnë në ditët në vijim” ka thënë Lipa.
Grupi i parë i biletave për Sunny Hill Festival 2019 pritet të dal në shitje në mes të muajit prill. Dhe sërish, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që për çmimet më të volitshme në rajon t’i shohin disa nga artistët më të mëdhenj të skenës botërore të muzikës.
Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical Express dhe dhjetëra media tjera me peshë. Rreth Sunny Hill Festival është folur edhe në mediat e vendeve që nuk e kanë përfshi Kosovën, sikurse Brazili, Spanja dhe shumë vende të tjera.
Për më shumë informata, vizitoni: http://sunnyhillfestival.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker