LAJMI I FUNDIT:

“The Sun”: Britanikët mund të zgjedhin Shqipërinë për pushime të lira

“The Sun”: Britanikët mund të zgjedhin Shqipërinë për pushime të lira

Destinacionet e njohura zakonisht kanë një anë negative, janë shumë të shtrenjta, edhe jashtë pikut të sezonit turistik.

Megjithatë lajmi i mirë është se për vitin 2024 ka destinacione të cilat janë po aq të këndshme dhe  shumë më pak të kushtueshme.


Agjencitë e udhëtimeve kanë ndarë rekomandimet  e tyre për destinacionet e vitit 2024 bazuar në përballueshmërinë, kohët më të shkurtra të fluturimeve dhe krahasimin e kulturës dhe bukurisë natyrore.

Kështu prestizgjozja britanike “The Sun” shkruan se në vend të Qipros udhëtarët e huaj mund të zgjedhin Shqipërinë.

Plazhet shqiptare shpesh përshkruhen si më të qeta se të tjerat në Evropë, por janë po aq të bukura. Shqipëria ofron mundësi të shumta për lloje të ndryshme pushimesh, nga ato familjare dhe tek ato individuale.

Për të gjithë ata turistë që duan pushime vetëm në ujrat e Mesdheut, Ksamili është destinacioni i duhur pasi kostot e akomodimit, ushqimit dhe jetës së natës janë më të ulëta se kudo tjetër.

Dhërmiu nga ana tjetër është një destinacion i njohur për adhuruesit e muzikës dhe festivaleve.

Disa vendpushime në plazhet shqiptare mund të aksesohen duke marrë linjën ajrore në Korfuz ose duke marrë një anije për në Sarandë. Pushimet për pesë netë në Shqipëri përfshirë fluturimet ofrohen duke nisur nga 302 Paund./Tv Klan