Sulmuesin që po e kërkon Kosova dhe Shqipëria ia siguron fitoren Gjermanisë U19 me një gol të bukur

Yll Gashi sërish ka qenë heroi në grupmoshat e Gjermanisë, këtë herë në fitoren ndaj Bosnja-Hercegovinës, në fitoren 2-1 për grupmoshat U19.
Qendërsulmuesi e shënoi golin e fitores pas një aksioni të bukur, ku u asistua nga Staff.
Me një goditje të saktë, ai e mposhti portierin mysafir për t’ia fituar pikët e plota Gjermanisë.
Për më shumë shikoni golin:
🇩🇪 Gol de Yll Gashi pela Alemanha contra a Bósnia (U18) pic.twitter.com/yWDyWN0hqP
— FC Bayern Brasileiro (@FCBayernXtra) March 25, 2026
Përndryshe, Gashi kërkohet me ngulm nga Kosova dhe Shqipëria, me përzgjedhësin Franco Foda që edhe është takuar me lojtarin në Munih, ndërsa e sheh si projekt direkt për ekipin A të “Dardanëve”.
Gashi ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar, pavarësisht spekulimeve se i ka thënë “PO” Kosovës./Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































