LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi shqiptar i bashkohet Amir Rrahmanit në RNK Split (Foto)

Sulmuesi shqiptar i bashkohet Amir Rrahmanit në RNK Split (Foto)

Elis Bakaj është lojtari më i ri RNK Splitit në Kroaci.

Sulmuesi 28- vjeçar është prezantuar sot me fanellën e skuadrës kroate ku ai gjen edhe Amir Rrahmanin.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kroat që raporton për nënshkrimin e një kontrate 2-vjeçare me Bakajn, i cili mbylli një sezon të suksesshëm në aspektin personal me Tiranën duke shënuar 14 gola.


bakaj 1

Gjatë prezantimit ai tha fjalët e para për eksperiencën e tij të re: “Jam i lumtur që kam firmosur këtu. E njoh këtë skuadër falë Rrahmanit dhe shpresoj të justifikoj besimin e dhënë. Nuk dua t’i zhgënjej drejtuesit, por dua t’ua kthej atyre me gola. Nëse shënoj më pak se 10 gola, atëherë do të ishte një sezon i dështuar”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Dua të eci në gjurmët e Cikalleshi dhe Rrahmanit. Besoj se me përvojën time mund të ndihmoj skuadrën. Do rikthehem sërish në Shqipëri, e të martën do të nis përgatitjet që të jem gati së bashku me skuadrën për sezonin  e ri”, ka thënë Bakaj.

Kjo është skuadra e katërt e huaj me të cilën luan Bakaj, pasi më parë ka provuar të veshë bluzën e Dinamo Bukureshtit, Chornomorets Odesa dhe Hapoel Ra’anana.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori