LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet fizikisht një i mitur në një lokal në Vushtrri

Sulmohet fizikisht një i mitur në një lokal në Vushtrri
Foto: Ilustrim

Një i mitur ka raportuar se derisa ishte në një lokal kishte pasur një konflikt me një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në rrugën “Pandeli Sotiri”, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar tretman mjekësor.


“Viktima mashkull kosovar-i mitur, ka raportuar se derisa ishte në një lokal, kishte pasur një konflikt me një të dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/