LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen me gurë Ismajl Kurteshi dhe Ruzhdi Jashari të VV-së

Sulmohen me gurë Ismajl Kurteshi dhe Ruzhdi Jashari të VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sonte rreth orës 20:00 është sulmuar me gurë e shishe deputeti dhe drejtuesi i Shtabit Zgjedhor të VV-së, Ismajl Kurteshi, si dhe kandidati për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari.

Siç thuhet në njoftim, Ismajli, Ruzhdiu e disa aktivistë të VV-së u sulmuan pas përfundimit të VV-së në fshatin Carralevë.


Nga ky sulm bëhet e ditur se ka marrë lëndime aktivisti Arbër Krasniqi – dhe VV thotë se e gjitha ka ndodhur në prani të policëve – të cilët ishin 5 metra larg tyre.

“Sonte, rreth orës 20.00, persona të panjohur kanë sulmuar me gurë, vezë dhe shishe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Drejtuesin e Shtabit Qendror të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshin, kandidatin për kryetar të Shtimes z.Ruzhdi Jashari dhe disa aktivistë dhe simpatizues”.

“Ata u sulmuan pas përfundimit të tubimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në fshatin Caralevë të Komunën e Shtimes, që qëllon të jetë dhe fshati i kryetarit aktual të Komunës së Shtimes”, ka njoftuar kjo lëvizjeje.

Aty thuhet se aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbër Krasniqi ka marrë lëndime nga sulmi që është kryer siç thuhet para pranisë së zyrtarëve të policisë, jo më larg se 5 metra prej tyre.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet ligjzbatuese që të ndërmarrin urgjentisht veprime për zbulimin dhe dënimin e sulmuesve”.

“Këto sulme që shpërfaqin panikun e pushtetit lidhur me fuqizimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Shtimes dhe kudo në Republikën e Kosovës nuk do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshimin e madh politik, të filluar më 11 qershor dhe që do të masivizohet edhe më shumë në rezultatin e zgjedhjeve të 22 tetorit”, thuhet në komunikatë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori