LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me tetë viktima në New York, bëhet i ditur emri i të dyshuarit (Foto/Video)

Sulmi me tetë viktima në New York, bëhet i ditur emri i të dyshuarit (Foto/Video)

Shoferi i cili goditi çiklistët dhe vrapuesit pasi u fut me kamion në një rrugë biçikletash në Nju Jork ndërsa bërtiti ‘Allahu Akbar’ është emëruar nga mediat si i dyshuari Sayfullo Saipov.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 29-vjeçarin, kamioni i të cilit goditi një autobus shkollor dhe doli me një armë lodër në duar, i cili më pas u qëllua nga policia, duke u plagosur dhe duke u arrestuar.


Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari ishte me kombësi uzbeke i cili kishte ardhur në Amerikë në vitin 2010 dhe ishte duke jetuar në Tampa, Florida.

Tetë të vrarë nga sulmi në New York, momenti kur sulmuesi tentoi të ikte nga policia (Video)
Lexo po ashtu Tetë të vrarë nga sulmi në New York, momenti kur sulmuesi tentoi të ikte nga policia (Video)

Tetë persona janë vrarë në sulmin e dyshuar terrorist, i cili ndodhi afër memorialit të 11 Shtatorit, ndërsa dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën gjatë përplasjes së autobusit të shkollës.

Gjithsesi, policia ende duhet të konfirmojë zyrtarisht emrin e të dyshuarit, por tha se sulmi ishte një “akt frikacak terrori”. /Telegrafi/