LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në veri, Goxhaj: Serbia dështoi ta fuste në kurth Kosovën

Sulmi terrorist në veri, Goxhaj: Serbia dështoi ta fuste në kurth Kosovën

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj është shprehur se Serbia tentoi ta fuste në kurth Kosovën përmes sulmit të kryer nga një grup terroristësh në veri, ku mbeti i vdekur edhe një pjesëtar i policisë.

Goxhaj tha se plani ishte që Policia e Kosovës të futej në manastir dhe terroristët do të vrisnin të pranishmit që ishin atje, duke pretenduar se kjo do të ishte një vepër e Kosovës.

Ai tha se nëse plani do të arrihej, do të kishte një bllokadë diplomatike për Kosovën dhe një numër të madh ç’njohjesh.


“U bë disa orë luftë jashtë manastirit dhe ata pretenduan se gjoja u tërhoqën. Por me armatimin që ata kishin dhe me armatimin që kishte Policia e Kosovës, ata nuk mund të tërhiqeshin. Ishte strategji që duke u futur në manastir, Policia e Kosovës pas dy orëve luftë të ndërhynte në manastir dhe pas kësaj ndërhyrje ata që ishin në manastir do ti ekzekutonte vetë Serbia dhe do të thoshte urdhëro çfarë bëri Kosova. Në rast se do e bënte do të kishim një sulm që do të konsiderohej edhe si sulm fetar sepse myslimanët po godasin një objekt fetar ortodoks”, tha ai.

Kështu do të niste një seri veprimesh të tjera ndërkombëtare që do të çonte në ç’njohjen e Kosovës nga ato vende ortodokse kryesisht të Evropës, duke i krijuar një bllokadë diplomatike totale Kosovës. Por pjekuria e Policisë së Kosovës nuk e lejoi këtë”, tha Goxhaj, për Euronews.

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e Aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori