Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilët sot priten të dalin para Gjykatës në Prishtinë, me dyshimin për terrorizëm.
Haxhiu tha se gjashtë aktivistët e LVV-së përfshirë edhe të ndjerin Astrit Deharin ishin arrestuar në vitin 2016, pa asnjë fakt për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Ish ministrja tha se ka dal në mbështetje të aktivistëve të LVV-së, të cilët sipas saj po akuzohen pa të drejtë dhe kërkoi që të Prokuroria ta tërheq aktakuzën, e cila sipas saj nuk është e bazuar në fakte.
Ajo po ashtu tha se sulmin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, para katër viteve e ka bërë dikush tjetër, e siç potencoi ajo nuk e kanë bërë aktivistët e LVV-së.
Haxhiu tha se këtë vepër duan t’ia veshin pa të drejtë LVV-së.
“Siç jeni në dijeni para katër viteve në vitin 2016 gjashtë aktivistë të LVV-së përfshirë dhe Astrit Deharin ishin arrestuar pa asnjë arsyetim dhe fakt kinse për sulmin ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës. E atë kohë siç e kemi thënë ka pasur tendenca që ta shpallin LVV, organizatë ilegale, kanë bërë gjithçka që ta lidhin LVV me veprime të cilat i ka bërë dikush tjetër por që ato iu janë veshur LVV-së”, ka thënë ajo.
Haxhiu po ashtu theksoi se në vend se të zbardhet rasti Dehari, aktivistët e LVV-së sërish përballen me gjykime të padrejta, apo siç i quan ajo gjykime politike.
“Sot pas katër vitesh sërish është një seancë gjyqësore kundrejt aktivistëve të LVV-së, ku edhe pas katër vitesh ata po përballen me një sistem të padrejtë veprimet që nuk i ka bërë LVV. Në vend të drejtësisë së Astrit Deharit, që drejtësia të shkoj në vend, sot aktivistët e LVV-së përballen me gjykime të padrejta, gjykime politike. Prokuroria do duhej të tërhiqej pas asaj aktakuze. Ju e dini që gjykata e shkallës së parë i ka dënuar aktivistët e LVV-së, por pastaj apeli e kishte kthyer në rigjykim këtë lëndë. Sot jam këtu që t’i dhënë mbështetje aktivistëve së LVV-së që t’i japim mbështetje, dhe natyrisht të kërkojmë drejtësi edhe për Astriti Deharin dhe natyrisht të tërhiqen nga kjo aktakuzë më tendenca të këqija kundrejt aktivistëve të LVV-së”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.
Ndryshe, aktivistët e LVV-së akuzohen për sulmin i cili ndodhi në vitin 2016 mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me mjete shpërthyese, i cili sulm ndodhi pak kohë pasi qeveria e dërgoi në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Mickoski: Nuk ka dilemë, jemi në linjë me politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të BE-së

Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në RMV është deri në 10 herë më i lartë në krahasim me vendet e Evropës

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania