Sulmi ndaj dy të rinjve shqiparë në Tetovë, Mickoski: MPB të veprojë, të mos përdoret retorikë me ndarje etnike

Kryeministri Hristijan Mickoski ka dënuar rastin e dhunës ndaj dy të rinjëve shqiptarë në Tetovë.
Ai thotë se e dënon çdo lloj sulmi fizik por edhe retorikën e politikanëve që rasteve si kjo, që sipas tij tentojnë t’u japin konotacion etnik.
“Retorika e politikanëve që për fat të keq e filloi BDI, në ngjarjet e tyre ku flisnin për ndarje etnike, kthim në vitin 2001, sepse nuk mund të prisni nga BDI të flet për arsim, për shëndetësi, ekonomi, investime e kështu me radhë. Ata të vetmen gjë që mund ta flasin është përçarja dhe 2001-shi. Kjo është ajo që e flet BDI. Lloji i tillë i retorikës, provokon një lloj të këtillë të reagimeve. Absolutisht i dënoj të gjitha incidentet, absolutisht i dënoj sulmet fizike, pavarësisht kush i bën dhe përse i bën. Për mua është me rëndësi që MPB të veprojë menjëherë, t’i zbulojë kryerësit dhe të njëjtit, pavarësisht se kush janë të vendosen para drejtësisë”, deklaroi Mickoski.





















































