LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me armë në Vjenë të Austrisë, raportohet për shtatë të vdekur – lajmi ende jo i konfirmuar nga policia

Sulmi me armë në Vjenë të Austrisë, raportohet për shtatë të vdekur – lajmi ende jo i konfirmuar nga policia

Edhe pse një lajm i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht, media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në Vjenë të Austrisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së paku shtatë të vdekur dhe disa të plagosur kanë mbetur gjatë të shtënave në orët e mbrëmjes afër një sinagoge në kryeqytetin e Austrisë.

Një kërkim i madh ndërkohë thuhet se po bëhet për të kapur sulmuesin ose sulmuesit e armatosur, sipas raporteve lokale, me një bashkëpunëtor që mendohet të ketë “hedhur veten në erë”.


Të shtënat dëgjohen në sfond, pamje që tregojnë një nga sulmuesit me armë duke ecur rrugëve të Vjenës
Lexo po ashtu Të shtënat dëgjohen në sfond, pamje që tregojnë një nga sulmuesit me armë duke ecur rrugëve të Vjenës

Kronen Zeitung, gazeta më e madhe e Austrisë, po raporton incidentin si një sulm terrorist, me një oficer policie që thuhet se ishte qëlluar dhe u la në një gjendje kritike.

Megjithëse policia e Vjenës ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht natyrën e incidentit, ata po urdhërojnë publikun të qëndrojë larg qendrës së qytetit dhe transportit publik.

Oskar Deutsch, kreu i komunitetit hebre në Vjenë, tha se të shtënat ndodhën në rrugën ku ndodhet sinagoga kryesore e qytetit, por që nuk ishte e qartë nëse shtëpia e adhurimit ishte shënjestruar.

Pamjet tronditëse të mediave sociale tregojnë një burrë që mban një pushkë sulmi duke vrapuar nëpër rrugë dhe duke qëlluar, megjithëse është e paqartë nëse ai është personi pas sulmit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori