LAJMI I FUNDIT:

“Sulmet e sponsorizuara vijojnë”, gati një milion sulme kibernetike në Shqipëri deri në qershor

“Sulmet e sponsorizuara vijojnë”, gati një milion sulme kibernetike në Shqipëri deri në qershor

Në gjysmën e parë të vitit ndaj qytetarëve, sipërmarrjeve dhe institucioneve publike shqiptare pati rreth 1 milionë sulme kibernetike.

“Jemi gjatë gjithë kohës në “alert” për të ndje sfidat e sigurisë kibernetike. Shqipëria për fatin e keq është një vend i vogël që prej vitit të shkuar po përballet me sulme kibernetike të sponsorizuara dhe që po vijojnë edhe sot që ne flasim”, tha Igli Tafa, kreu i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për A2 CNN.

Për deputetin socialist Etjen Xhafaj ajo që e bën edhe më të vështirë mbrojtjen e Shqipërisë nga sulmet kiberentike, është ndryshimi i qasjes së këtyre të fundit.


“Tanimë ne nuk kemi vetëm një diskutim për sa i përket sigurisë kibernetike me njerëz të cilët ndërhyjnë te ky lum i madh informacioni. Kemi edhe krahë që krijohen qëllimisht për të mbledhur këtë informacion, për të ndërhyrë e transformuar atë informacion në përpjekje jo më për përfitim personal, por edhe për çështje politike”, tha Xhafaj.

Nga konferenca dedikuar sigurisë kibernetike, eksperti Arjan Dyrmishi nuk i kurseu kritikat edhe për institucionet që kanë për detyrë mbrojtjen nga sulmet në rrugë digjitale.

“Edhe vetë institucione si Ministria e Brendshme, madje edhe ajo e mbrojtjes deri diku nuk kanë dikastere të dedikuara në këtë drejtim:, tha Arjan Dyrmishi, ekspert i sigurisë.

Sulmet nga Irani vitin e shkuar kthyen si kurrë më parë vëmendjen drejt sigurisë kibernetike. Duke reflektuar mbi atë që ndodhi, Qeveria hartoi në prill Strategjinë e re të Sigurisë kibernetike duke synuar të bëjë plotësimet e nevojshme në hallkat që mungonin në zinxhirin strukturor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Kalo në kategori