Numri i të vdekurve në Shri Lankë ka arritur në 290 pas një sërë shpërthimesh të cilat goditën të dielën kishat dhe hotelet luksoze në gjithë vendin.

Policia tha se 24 persona janë arrestuar, por ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmeve, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.


Rreth 500 persona janë të plagosur në mesin e tyre edhe dhjetëra të huaj.

Ministria e Mbrojtjes atje bëri të ditur se shumica e sulmeve janë kryer nga vetëvrasës me bombë, të cilët i përkasin një grupi, por akoma nuk dihet se kush janë.

Shri Lanka është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, duke qenë këto sulmet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile atje më 2009. /Telegrafi/

106542727 942a9362 3c78 421a b730 cb83ad0f44e1

106542732 c0fe6887 50c3 4c87 8921 ea50303da95a