Një grua që ishte ushtare e Koresë së Veriut, ka dëshmuar me tmerret që ballafaqohen gratë në ushtrinë e Kim Jong-un, duke filluar nga keqtrajtimi seksual e deri te torturat më ekstreme.
Gruaja që u prezantua si Jennifer Kim, thotë se gratë në ushtri duhet të përdorin çorape të lagura që i lidhin rreth këmbëve dhe durojnë dënime të ashpra kolektive, transmeton Telegrafi.
Një prej dënimeve të tilla nënkupton se shputat e këmbëve ua fusin në ujë të “ngrirë”, dhe më pas i detyrojnë të mbahen në shufrën e hekurt që është tejet e ftohtë – me qëllim që t’ju kapet lëkura për shufrën e metaltë dhe t’ju shkulet kur tentojnë ta lëshojnë shufrën.
Jennifer thotë se rreth 70 për qind të femrave në ushtrinë e Koresë së Veriut kanë qenë viktima të dhunës seksuale. Ajo ka dëshmuar para Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Korenë e Veriut, ku pranoi se e dinte se çfarë e priste kur një këshilltar politik i ofroi pozitë në zyrën e tij kur ajo ishte vetëm 23-vjeçe.
“Nuk kam mundur ta refuzojë. Po të refuzoja nuk do të mund të isha anëtare e Partisë Punëtore dhe do të stigmatizohesha deri në fund të jetës. Nuk do të mund të gjeja punë. Nuk kam mundur ta refuzojë. Në fund më ka keqtrajtuar seksualisht”, ka shtuar ajo.
Jennifer ka jetuar duke konsumuar në ditë tri deri në katër lugë me misër, dhe ishte aq shumë e lodhur sa që rrallë herë i shfaqej cikli menstrual – por kjo nuk e pengoi që të mbetet shtatzënë.
Kur i tregoi këshilltarit politik se ka mbetur shtatzënë, ai i tha se duhet ta njoftojë ambulancën atë natë rreth orës 22:00
“Një kirurg i ushtrisë më priste. Më dërgoi në sallë për të kryer abort pa anestezion”, ka shpjeguar tutje Jennifer duke mos mundur të ndalë lotët derisa shtoi se “ky veprim akoma e përcjell si në aspektin fizik ashtu dhe në atë mendor”.
Gjatë dëshmisë, Jennifer shpjegoi sesi për disa vite shërbim në ushtri kishte marrë vetëm katër vata higjienike. Sipas saj, gratë është dashur t’ia bëjnë disi. Thotë se shpesh kanë përdorur lecka që ushtarët i përdornin në vend të çorapeve.
“Materiali ishte tejet i rëndë për ta bartur në organin gjenital, dhe kisha dhimbje të mëdha sa herë që lëvizja”, ka shtuar ajo.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo tha se për disa ditë nuk i ndërronte leckat, kurse në shtëpizat e drurit nuk kishte ngrohje dhe për asnjë moment nuk qëndronin të tharë. Ajo akoma sot ndjen agoninë e shkuljes së lëkurës – madje edhe urinë e kujton.
“E kam numëruar çdo kokërr misri me qëllim që të kisha edhe për ditë tjera”, tha ndër tjera ajo.
Shumë gra në ushtri për shkak të këtyre sfidave janë detyruar të vjedhin. Edhe Jennifer ishte një prej të dyshuarve së bashku me një mikeshë, pasi kishte vjedhë disa kokrra misri dhe i kishte ngrënë as pa i ngrohur.
“Tani kam ushqim shumë cilësor, por asgjë më e shijshme nuk më duket sikurse misri që asokohe e kam ngrënë”, tha Jennifer që tani jeton në Shtetet e Bashkuara.
Drejtori ekzekutiv i Komitetit, Greg Scarlat, thotë se gratë janë keqtrajtuar deri në krye të shtetit të Koresë së Veriut.
“Femrat në ushtrinë e Koresë së Veriut janë keqtrajtuar, dënuar, kanë qëndruar të uritura dhe lufta e tyre tragjike është treguar i rrugëtimit kriminal i regjimi që u vendosë atje 73 vite më parë”, shtoi ai.
Nga viti 2015, shërbimi ushtarak është i obligueshëm për të gjitha femrat në Korenë e Veriut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Disa të lënduar në veri të Izraelit pasi një automjet u përplas me këmbësorët – pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje të frikshme nga Bukureshti: Momenti kur një grua “shtypet për vdekje” nga një grumbull bore që bie nga lart

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Dënim me vdekje, burri nga Karolina e Jugut në dilemë – nuk di nëse dëshiron të mbytet nga skuadra e pushkatimit apo injeksioni vdekjeprurës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?