Sulme fizike ndaj grave - dy të arrestuar për dhunë në familje në Gjakovë

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjakovë brenda 24 orëve.
Policia ka bërë të ditur se në të dyja rastet viktima kanë qenë gratë.
Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:15, ku i dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, një femër shqiptare shtetase e huaj.
Nuk raportohet për të lënduar. Pas marrjes në pyetje, prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:00, ku i dyshuari tjetër është arrestuar për ushtrim dhune ndaj gruas së tij, e cila është shtetase e huaj.
Pas intervistimit të të dyshuarit dhe viktimës, prokurori ka urdhëruar dërgimin e të dyshuarit në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































