LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Disa persona kanë marrë lëndime trupore mëngjesin e sotëm, në mesin e tyre dhe fëmijë pasi siç raportohet janë therur nga një mjet i mprehtë (thikë), në Southport të Anglisë.

Në lidhje me këtë rast, siç kanë njoftuar nga policia është arrestuar një person.

“Mund të konfirmojmë se shërbimet e urgjencës janë në Southport pas një incidenti të madh këtë mëngjes”, deklaroi policia.


Bëhet e ditur se të plagosur janë të paktën tetë persona.

Shërbimi i Ambulancës North West ka deklaruar se disa nga viktimat janë dërguar në spitalin e fëmijëve Alder Hey.

Ndërkohë, viktimat e tjera janë dërguar në Spitalin Universitar Aintree dhe në spitalin Southport dhe Formby, shkruan skynews.

Shërbimi i ambulancës ka dërguar 13 autoambulanca së bashku me burime të specializuara në vendngjarje.

E gjithë rruga tani është e mbyllur për publikun dhe ka të paktën një helikopter policie që qarkullon në zonë.

Ndryshe, të tronditur dhe shqetësuar për incidentin janë shprehur edhe autoritetet.

Por, policia ka deklaruar se nuk ka më kërcënim për publikun dhe do të japin përditësime të mëtejshme, duke këshilluar njerëzit të shmangin spekulimet.

I tmerruar është shprehur edhe personi që e kishte njoftuar policinë për incidentin të cilin e përshkroi si një “skenë në një film horror”.

“Ishte si një skenë nga një film horror. Por, policia e kapi atë”, tha Colin Parry. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Analisti ushtarak britanik: SHBA-ja mund t'ia lë në dorë Ukrainën, Evropës - ata kanë punë me Kinën

Evropa
Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Udhëheqësit dhe ligjvënësit e BE-së dënojnë sanksionet e Trump kundër ICC-së

Evropa
Kalo në kategori