Një makinë ka goditur këmbësorët në parkun Finsbury, pranë një xhamie, në veri të Londrës, duke vrarë një person dhe duke plagosur disa të tjerë, ka deklaruar policia.
Policia britanike është duke bërë hetime nëse ka mundësi që sulmi të jetë terrorist.
“Një person ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë polica, duke shtuar se dhjetë persona janë lënduar, dy duke u trajtuar ku ka ndodhur sulmi, ndërsa tetë të tjerë në spital.
Policia ka thënë se një person është arrestuar pasi dëshmitarët kanë thënë që sulmi që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, të ketë qenë i qëllimshëm.
I arrestuari është një 48 vjeçar, që dyshohet se e ka kryer sulmin. Pas arrestimit i dyshuari është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij mendore.
Policia e shpallur sulmin si një “incident të madh, derisa gazeta The Guardian ka raportuar se policia britanike kundër terrorizmit ka ardhur për të ndihmuar hetimet.
Autoritet në Britani kanë thënë se ngasësi i automjetit “ishte ndaluar fillimisht nga personat afër vendit të sulmit dhe më pas ai është arrestuar nga policia”, transmeton Rel.
Këshilli Mysliman i Britanisë ka thënë përmes Twitterit se incidenti ndodhi pranë xhamisë në Parkun Finsbury dhe se një furgon “qëllimisht” goditi personat që ishin duke dalë nga xhamia. Këshilli u ka bërë thirrje autoriteteve të rrisin sigurinë rreth xhamive.
Kryeministrja Theresa May ka deklaruar se mendimet e saj janë me ata që janë lënduar në “këtë incident të tmerrshëm”.
“Të gjitha mendimet e mia janë me ata që janë plagosur, të dashurit e tyre dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje”, ka thënë ajo.
Udhëheqësi britanik i opozitës Jeremy Corbyn, ka thënë se është “krejtësisht i tronditur” nga ky incident.
Kohën e fundit, Britania është duke u përballur me disa sulme terroriste, duke përfshirë sulmin më 3 qershor në të cilin u vranë tetë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Urën e Londrës dhe në afërsi të Borough Market.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker