Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, të cilat janë raportuar në polici.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Drenas, Ferizaj, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec e Malishevë.


Lexoni të plotë raportin:

Drenas 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ferizaj 07.11.2025 – 08:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka presion psikik nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri. Arma me katër karikatorë, 235 fishekë dhe leja për posedim janë konfiskuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 06.11.2025 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog 07.11.2025 – 13:30. Është raportuar se një femër kosovare, është duke e ngacmuar dhe shqetësuar nga një mashkull me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar.

Istog 07.11.2025 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull, pasi ata kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Të dyshuarit kanë pranuar veprën e kryer dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjakovë 07.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rahovec 07.11.2025 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa është dërguar në spitalin psikiatrik të Gjakovës.

Malishevë 07.11.2025 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/