LAJMI I FUNDIT:

Sulm i armatosur në një ambient video-lojërash në Meksikë, nëntë të vdekur

Sulm i armatosur në një ambient video-lojërash në Meksikë, nëntë të vdekur

Katër persona të armatosur qëlluan për vdekje nëntë persona në një ambient video-lojërash në Meksikën perëndimore, dhe në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prokurorët në shtetin e Michoacan thanë që nga sulmi i ndodhur të hënën vonë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur.

Sulmuesit me sa duket po kërkonin për objektiva specifikë, por më pas hapën zjarr pa dallim në drejtim të klientëve. Dy nga viktimat ishin të moshës 17 dhe 18 vjeç.


Sulmi ndodhi të hënën në qytetin e Uruapan.

Luftërat e terrenit midis kartelave të drogës Jalisco dhe Viagras, si dhe paraardhësve, kanë gjakosur qytetin për disa vjet.

Vetëm në gusht, personat e armatosur të kartelit Jalisco lanë nëntë trupa të varur në një mbikalim, me shtatë kufoma të tjerë të hedhur pranë rrugës aty pranë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori