LAJMI I FUNDIT:

Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov

Suedia e dënon me 10 vjet burg një rus që deshi ta mbyste me çekan kritikun e presidentit çeçen Ramzan Kadyrov
Tumso Abdurakhmanov, bloggeri dhe kritiku i presidentit çeçen Ramzan Kadyrov

Një gjykatë suedeze ka dënuar një shtetas rus për përpjekjen për të vrarë një blogger nga Çeçenia, kritik i udhëheqësit Ramzan Kadyrov.

Sulmi ndaj Tumso Abdurakhmanov ndodhi në banesën e tij në qytetin suedez Gavle në muajin shkurt 2020, kur i akuzuari e goditi atë me çekan në kokë ndërsa ishte duke fjetur.

Pas sulmit, Abdurakhmanov postoi një video, në kanalin e tij në Youtube, të mbuluar me gjak që tregon sulmuesin.


Në gjyq, sulmuesi 30 vjeç, pranoi sulmin por mohoi çdo qëllim për të vrarë Abdurakhmanovin.

“Motivi i vetëm është ai i paraqitur nga prokurori, veçanërisht kritikat e Tumso Abdurakhmanov kundër udhëheqësve të Çeçenisë dhe ‘hakmarrja’ e kryetarit të Parlamentit çeçen, Magomed Daudov, kundër Abdurakhmanov”, shkroi gjykata në vendimin e saj.

Duke shtuar se, “ishte e qartë që janë ndarë mjete të konsiderueshme financiare dhe se pushteti ishte prapa sulmit, duke paguar shpenzimet e udhëtimit dhe një tarifë prej 60 mijë euro”.

Komentet e Daudovit u postuan në një video në mediat sociale në muajin mars 2019, pasi Abdurakhmanov kritikoi ish-presidentin e Çeçenisë dhe babai i udhëheqësit aktual, Akhmat Kadyrov.

Gjykata e Rrethit në Gavle i dha sulmuesit një dënim prej 10 vjet burg, duke e dëbuar atë nga Suedia pasi të ketë kryer dënimin.

Një ish-separatist çeçen, i kthyer në besnik i flaktë i Kremlinit, Ramzan Kadyrov, është një nga njerëzit më të fuqishëm të Rusisë.

Kritikët e akuzojnë atë për krijimin e një feudome të ndërtuar mbi abuzimet e të drejtave të njeriut.

Si besnik i presidentit Vladimir Putin, Kadyrov anëtarët e opozitës ruse i ka quajtur “çakej” dhe “armiq të popullit”.

Sipas mediave suedeze, Abdurakhmanov jeton i fshehur në Suedi që nga viti 2019, pasi iu refuzua azili në Poloni.

Po ashtu, një vrasës i dyshuar është ndaluar në lidhje me një sulm kundër disidentit rus Musa Lomaev në Finlandë.

Katër nga disidentët rusë të cilët kishin qenë në shënjestër, kanë një gjë kryesore të përbashkët – ata ishin kritikë ndaj Kadyrovit. Dy prej tyre, Imran Aliyev dhe Mamikhan Umarov , u vranë, kurse Abdurakhmanov, i mbijetoi një sulmi në Suedi. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori