Stuhia Eleanor, filmohet momenti rrëqethës kur erërat e forta që lëvizin me 160 kilometra në orë shkatërrojnë shtëpizat e vogla (Video)

28:"© Dominic Digby/Solent News
Ky është momenti rrëqethës kur stuhia Eleanor fshin gjithçka para vetes në një plazh në Britani, ku erërat e forta që lëviznin me shpejtësi prej 160 kilometra orë shkatërrojnë shtëpizat e vogla.
Ishulli Hayling afër Portsmouth është goditur nga dallgët e forta si pasojë e erërave të forta të stuhisë Eleanor, duke e shndërruar ishullin në një pishinë gjigante, transmeton Telegrafi.
Dominic Digby drejtor i një kompanie në këtë ishull kishte mbetur i shtangur, kur pa se si shtëpizat e vogla po lëviznin nëpër plazh nga dallgët e mëdha sikur të ishin lodra për fëmijë.
"Kur arritëm në ishull gjithçka ishte përmbysur, thjesht dukej si një pishinë gjigante me ujë deti", ka shtuar 48-vjeçari. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































