LAJMI I FUNDIT:

Studime të Doktoratës në fushën e sigurisë: UBT hap një dritare të re për studime në bashkëpunim me Institutin e Mbrojtjes në Sofje

Studime të Doktoratës në fushën e sigurisë: UBT hap një dritare të re për studime në bashkëpunim me Institutin e Mbrojtjes në Sofje

Një mundësi e jashtëzakonshme për studime të doktoratës në fushën e sigurisë është bërë e mundur nga UBT, përmes arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Mbrojtjes “Profesor Tsvetan Lazarov”, me seli në Sofje të Bullgarisë.

Ky institucion shkencor i mbrojtjes me ekspertizë të pasur në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë funksionon në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë dhe mbështetet nga strukturat shkencore në kuadër të NATO-s dhe BE-së duke ofruar një gamë të madhe bashkëpunimi me mbi 100 institucione të ndryshme shkencore në Bullgari dhe jashtë.

Marrëveshja u nënshkrua në një ceremoni solemne nga Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi dhe Drejtori i Institutit të Mbrojtjes, Kol. Dr. Dimitar Kirkov, në prani të Ambasadorit të Kosovës në Bullgari, Delfin Pllana.


Në njoftim thuhet se me marrëveshjen e arritur në mes të UBT-së dhe Institutit të Mbrojtjes “Profesor Tsvetan Lazarov” të gjithë ata që duan të vazhdojnë studimet post-diplomike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes do t’i vijojnë ato në nëntë fusha të cilat janë deficitare për Kosovën.

Instituti ofron programe të karakterit mësimor-shkencor për marrjen e titujve Doktor dhe Doktor i Shkencave në këto fusha:

Dinamika, balistika dhe kontrolli i fluturimit të aeroplanëve;

Radiolokimi dhe radio-navigimi;

Pajisjet radio-transmetuese dhe radio-pranuese;

Sistemet e automatizuara të procesimit dhe kontrollit të informacionit;

Pajisjet dhe metodat optike laserike;

Dizajnimi dhe projektimi i automjeteve dhe aeroplanëve;

Metodat për kontrollin dhe testimin e materialeve, pajisjeve dhe makinerisë;

Teknologjika kimike në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes;

Teknologjia e informacionit dhe siguria kibernetike.

Marrëveshja e Bashkëpunimit midis UBT-së dhe Institutit “Profesor Tsvetan Lazarov” është një hap i radhës i UBT-së për rritjen e ekspertizës për edukimin dhe kërkimin shkencor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Instituti  “Profesor Tsvetan Lazarov” duke funksionuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë, gëzon një ekspertizë të rëndësishme në shkencat e mbrojtjes e sigurisë. Duke marrë parasysh perspektivën Euro-Atlantike të gjithë vendit, UBT vazhdon të jetë institucion pararojë në promovimin dhe mbështetjen e kësaj perspektive në vend.

Marrëveshja midis dy institucioneve do të mundësojë praktikat e shkëmbimit të stafit për programe me interes të përbashkët si edhe shkëmbim të studentëve midis tyre. Përmes kësaj marrëveshjeje do të synohet rritja e bashkëpunimit shhkencor dhe edukativ jo vetëm midis UBT-së dhe Institutit të Mbrojtjes, por edhe midis studentëve dhe akademikëve të Kosovës dhe Bullgarisë.

Marrëveshja midis dy institucioneve, po ashtu, synon të promovojë:

Shkëmbimin e stafit në programe të interesit të përbashkët;

Shkëmbimin e studentëve  në programe studimi me interes të përbashkët;

Bashkëpunim në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim dhe shërbime konsultimi;

Shkëmbimin e materialeve shkencore dhe akademike të publikuara;

Ofrimin e mundësive për rritjen e kapaciteteve kulturore dhe intelektuale për stafin dhe studentët e të dyja palëve.

Që nga viti 2009 në Institutin e Mbrojtjes është e vendosur edhe Akademia CISCO për trajnim të personelit ushtarak dhe civil për sisteme të Ministrisë së Mbrojtjes në teknologji të lartë të informacionit.  Ekspertiza tjetër e Institutit është certifikimi i kualitetit të sistemeve dhe produkteve që kanë të bëjnë me fushën e mbrojtjes, regjistrimi dhe certifikimi i mjeteve dhe pajisjeve ushtarake dhe atyre policore. Ndër të tjera, Instituti ka tri laboratorë të akredituara nga Agjencia Kombëtare e Bullgarisë e Shërbimeve të Akreditimit.

Rektori i UBT-së, Hajrizi, e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje, duke e parë atë si kontribut të madh për avancimin e përgjithshëm të Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si një prej shtyllave të shtetit dhe të çdo institucioni tjetër të rëndësishëm në vend.

“Kosova do të ketë mundësinë tani që të ketë njerëz të kualifikuar me tituj të lartë shkencor në nëntë fusha të ndryshme që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen”, u shpreh ai.

“Nga kjo mundësi e re do të mund të përfitojnë, gjithashtu, punonjësit e  çdo institucion të sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë për të avancuar dijen e tyre në këto fusha e për ta rritur performancën dhe ekspertizën e institucionit ku ata punojnë“, shtoi Hajrizi.

Nga ana e tij, drejtori i Institutit të Mbrojtjes, Kirkov njoftoi se ofrojnë programe shkencore edhe për kandidatë nga vendet e tjera dhe se janë të hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar mundësi trajnimi dhe shkollimi për kandidatë të interesuar nga Republika e Kosovës.

Programet e Institutit ofrohen në gjuhën angleze dhe të gjithë kandidatët e interesuar do të kenë qasje në mentorim profesional sipas kërkesës dhe temës specifike të cilën duan ta hulumtojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori