Studim provokues: Personat mbipeshë janë më pak inteligjentë sesa ata me peshë normale?

Personat me mbipeshë janë më pak inteligjent sesa njerëzit që përpiqen të mos kenë probleme me peshën, pohon një studim provokues
Meshkujt dhe gratë që vuajnë nga mbipesha kanë më pak materie të bardha dhe të hirta në zonat e trurit.
Hulumtuesit kanë thënë se zbulimi i tyre mund të shpjegohet se përse personat me mbipeshë marrin vendime të gabuara sa i përket zgjedhjes së ushqimit – për shkak se nuk e kanë kapacitetin mendor ta kontrollojnë veten e tyre.
Kjo teori mund të kundërshtohet shumë lehtë duke treguar që problemet me peshë dallojnë nga individi në individ, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi kishte përfshirë imazhe të sofistikuara të trurit të 32 të rriturve – 16 meshkuj dhe 16 gra – të zgjedhur nga qyteti i Baltimore, SHBA. Çdo njeri që kishte pasur histori të dëmtimeve në tru, abuzimit me substanca të ndryshme apo sëmundje mendore, ishte përjashtuar nga grupi.
Hulumtuesit e kishin matur BMI-në, matje zakonshme që përdoret për të përcaktuar se sa mbipeshë është një person, si dhe përqindjet e dhjamit në trup dhe i kanë krahasuar ato me ndryshimet ë strukturat e trurit dhe funksionin e trurit.
Udhëheqësi i këtij studimi, Chase Figley, kishte thënë se skanimet e trurit kishin qenë tejet të tërësishme. Ai thotë se i kishin mbuluar ndryshimet përgjatë tërë trurit, e gjithashtu “rrjetet specifike”. Në veçanti ai ishte interesuar në “rrjetin e spikatjes”, që ai e ka përshkruar si “ulëse të motivimit, vullnetit dhe aftësisë për t’i bërë ballë sfidave fizike dhe emocionale”.
Rezultatet kishin shfaqur se nuk kishte pasur dallime shumë të mëdha në termet e materies së bardhë mes njerëzve që kishin pasur peshë normale dhe atyre mbi peshë.
Sidoqoftë, njerëzit me BMI më të lartë kishin pasur dukshëm materie më të madhe të hirtë. Veç kësaj, shikimi i rrjeteve të veçanta, kishte zbuluar se aq më të rëndë dhe mbipeshë që ishin personat, aq më pak materie të bardhë kishin pasur në rrjetin e spikatjes.
Dy e treta e meshkujve dhe 57 për qind e grave në Britani janë të kategorizuar si persona me mbipeshë, gjë që e bën Britaninë me përqindjen më të lartë të njerëzve me mbipeshë.
Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Neuroscience. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri