LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Limak ASI vizitojnë Francën

Studentët e Limak ASI vizitojnë Francën

Një grup i studentëve nga Instituti Limak për Shërbime të Aeroportit kanë vizituar qytetin e Lionit si pjesë e programit trajnues të themeluar nga kompania Limak që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ata patën rastin që të njoftohen më shumë me praktikat e punës në Aeroportin e Lionit si dhe të vizitojnë terminalin e ri cili ishte në fazën e fundit të përfundimit.
Më tej, studentët kanë vizituar disa nga atraksionet më të mira turistike në qytetin e Lionit dhe atë të Anesisë. Arkitektura mahnitëse dhe pamjet pitoreske tëkëtyre qyteteve ishin disa nga pikat më mbreslënëse të kësaj vizite.

“Është viti i tretë i realizimit me sukses të këtij projekti dhe jemi shumë të kënaqur me punën e deritashme. Këto vizita kanë një rëndësi të veçantë për studentët tanë meqenëse ndikojnë në zgjerimin e njohurive të tyre në fushën e aviacionit dhe familjarizimin me metodat e punës në aeroporte të ndryshme”, deklaroi Haldun Firat Kokturk, drejtor gjeneral i ANP “Adem Jashari” dhe anëtar bordit të Limak-ut.


Ndërkaq, prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Teuta Pustina deklaroi se presin edhe herëve të tjera kësi bashkëpunimesh.

“Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e ndërsjellë me Limak Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Projektet e tilla kanë një rëndësi të veçantë në aftësimin e studentëve tanë përtej njohurive të ofruara nga Universiteti i Prishtinës”, tha Pustina.

Instituti Limak për Shërbime të Aeroportit, tashmë në vitin e tretë të themelimit të tij, ka trajnuar dhe ofruar mundësi punësimi për 60 studentë të Universitetit të Prishtinës deri më tani, ndërkaq së fundmi edhe 30 studentë të tjerë kanë përfunduar trajnimet dhe janë duke ndjekur punën praktike në aeroport. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami kritikon Kurtin: Shpërndarja e kontratave në KEK, tentativë për manipulim elektoral

Bajrami kritikon Kurtin: Shpërndarja e kontratave në KEK, tentativë për manipulim elektoral

Ekonomi
Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Xhaka-BOOM, dhe… flokët e reja në Ozone Hair Clinic!

Ekonomi
Naftëtarët dhe ndërtimtaria nën llupën e MINT-it, Hajdari flet për eksportet dhe investimet e huaja

Naftëtarët dhe ndërtimtaria nën llupën e MINT-it, Hajdari flet për eksportet dhe investimet e huaja

Ekonomi
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK

Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK

Ekonomi
Udhëto drejt Basel dhe anasjelltas me oferta speciale!

Udhëto drejt Basel dhe anasjelltas me oferta speciale!

Ekonomi
Udhëzuesi i fundvitit për veshjet e skijimit - Çfarë duhet të dini për pushimet në dëborë?

Udhëzuesi i fundvitit për veshjet e skijimit - Çfarë duhet të dini për pushimet në dëborë?

Ekonomi
Kalo në kategori