Java e 14-të e Ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, ashtu sikurse edhe e kishim paralajmëruar ishte mjaft interesante me shumë gola të shënuar dhe rezultate që pak a shumë edhe janë pritur, në përjashtim të disfatës së Shkupit që humbi në duelin e derbit të kryeqytetit nga vardari, njofton Telegrafi.
Kampioni aktual Struga ka treguar klasin, duke u bërë ekipi i parë që këtë sezon i dha disfatë Rabotniçkit, që në 13 javë nuk dinte për humbje dhe mbante kryesimin e renditjes. Struga arriti që me vetëm një gol, të shënuar nga Kehinde të merr tri pikë dhe të rrëzojë nga pozita e parë Rabotniçkin dh ët barazohet me ta me nga 25 pikë, duke ndarë pozitën e katërt dhe të pestë.
Nga ana tjetër tani lider i tabelës është Shkëndija e Tetovës, që me rezultat të ngushtë, 4-3 e ka mundur AP Breran, në një ndeshje mjaft dramatike, që deri në fund ishte mjaft interesante. Kuqezinjtë nga Tetova shpejt kaluan në epërsi me golat e Adonis Shalës dhe Florent Ramadanit, por Ristovski dhe Ivkoviç barazuan për Breran. Shkëndija përsëri riktheu epërsinë me Fiton Ademin dhe Ristevskin për 4-2, ndërsa nga penaltia zbuti rezultatin përsëri Ivkoviç për mysafirët. Me këto tri pikë Shkëndija është e para në renditje fal gol diferencës më të mirë se Gostivari dhe Sileksi.
Gostivari nuk tregoi aspak mëshirë ndaj Voska Sportit duke e mundur me rezultat 4-0, Aldair, Diatta dhe dy golat e Simonovskit ishin të mjaftueshëm për tri pikë të reja të Gostivarit që e ngritën në pozitën e dytë.
Skuadra e Shkupit ka vazhduar serinë e humbjeve, kësaj radhe u mund nga Vardari që kohë të gjatë mbante fundin në renditjen e tabelës. Bardhekaltërtit e filluan mirë derbin me rivalin e tyre të vjetër të kryeqytetit, duke kaluar në epërsi me golin që shënoi japonezi Kanda, por më pas pësoi dy gola të shpejtë me autor Zakariç dhe Nikollovski. Shkupi barazoi me anë të Ibishit, ndërsa Vardari mori tri pikë me golin e Micevskit shtatë minuta para fundit, e që nga Shkupi protestuan për gol të shënuar nga pozitë jashtë loje, por që arbitrat nuk ndryshuan mendje.
Edhe Sileksi ka marrë fitoren e radhës, kësaj radhe e mundi Pelisterin me rezultat minimal 1-0. Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa u shënuar asnjë gol, ishte dueli Tikveshi – Besa.
Kampionati tani do të ketë një pushim prej dy javësh, shkaku i angazhimeve të përfaqësues së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve që luan muajin nëntor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t’u dhënë fund debateve

“Real Madridi nuk ndihmohet nga gjyqtarët” – Courtois mesazh Simeones, thotë se vazhdimisht “qanë” dhe luan viktimën

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës