Stresi është ndër rep-artistët shqiptarë që ka qëndruar aktiv ndër vite në industrinë muzikore.

Ai në mënyrë të vazhdueshme sjell këngë dhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës.


Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Stresi ka ndarë disa sekuenca nga projekti i ri muzikor.

"Archimed" është përshkrimi i tij në videon e publikuar, ku ai shihet në një vend malor.

Me po të njëjtin titull është edhe albumi i tij, për të cilin ende nuk ka ndonjë datë adekuate të lansimit.

stresi 121270693 197993925185782 4982417649494932907 n 1 e1602608256277

Sidoqoftë kësaj, "Per Veti" është projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me Finem dhe Solo. /Telegrafi/