LAJMI I FUNDIT:

Strategjia e imunitetit të tufës do të vriste mbi dy milionë amerikanë, thotë eksperti i Shtëpisë së Bardhë

Strategjia e imunitetit të tufës do të vriste mbi dy milionë amerikanë, thotë eksperti i Shtëpisë së Bardhë

Pas muajsh përpjekjesh për të kufizuar përhapjen e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara, imuniteti i tufës është shfaqur si një temë e diskutueshme.

Anëtari i Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për Coronavirus, mjeku Scott Atlas iu përgjigj një raportimi që pretendonte se ishte ithtar i strategjisë së “imunitetit të kopesë” për të luftuar COVID-19. “Unë kurrë nuk e kam mbështetur atë strategji”, tha Atlas në një konferencë shtypi në Florida, raporton CNN.


Zyrtari i OBSH-së, Ryan: Suedia ka "ngelur" në luftën kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Zyrtari i OBSH-së, Ryan: Suedia ka "ngelur" në luftën kundër coronavirusit

Një qasje e tillë – e ngjashme me atë në Suedi – do të nënkuptojë se shumë njerëz në të gjithë vendin do të duhej të infektohen me coronavirus në mënyrë që të krijonin një imunitet natyror nëpër komunitete. Por derisa do të përhapet virusi dhe njerëzit të sëmuren, shumë mund të vdesin gjatë këtij procesi.

Në SHBA, dy milionë persona mund të vdesin në përpjekjen për të arritur imunitetin e tufës ndaj virusit, pohoi mjekja Leana Wen, transmeton Telegrafi.

“Nëse do të presim që 60 deri 80 për qind e njerëzve të infektohen, përkatësisht po flasim për mbi 200 milionë amerikanë që ta kenë coronavirusin – dhe me një shkallë fataliteti prej 1 për qind, do të thotë se do të kemi dy milionë amerikanë të vdekur në përpjekjen për të provuar marrjen e imunitetit të tufës”, tha Wen. “Këto vdekje janë të parandalueshme, të cilat thjesht nuk mund t’i lëmë të ndodhin nën vëzhgimin tonë”, shtoi ai.

Mjekja Maria Van Kerkhove, udhëheqësja teknike e OBSH-së për reagimin ndaj coronavirusit, tha javën e kaluar se “imuniteti i tufës” diskutohet zakonisht në kontekstin e vaksinimeve – jo si një përgjigje ndaj një pandemie.

Shkencëtarët tregojnë anët negative të vaksinave ruse dhe kineze
Lexo po ashtu Shkencëtarët tregojnë anët negative të vaksinave ruse dhe kineze

“Nëse mendojmë për imunitetin e tufës në kuptimin natyror është shumë e rrezikshme,” tha ajo. “Kjo do të thotë se shumë njerëz janë të infektuar, shumë njerëz do të kenë nevojë të trajtohen në spital dhe shumë njerëz do të vdesin”, përfundoi Kerkhove.

Ndryshe, Suedia thuhet se ka “ngelur” në luftën ndaj pandemisë pasi që deri më tani janë infektuar 83958 persona gjersa kanë ndërruar jetë 5821 njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori